
Ministria ruse e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve luftime në Ukrainë, ka shkatërruar 41 mjete të motorizuara. 18 tanke, 7 sisteme raketore dhe 5 varka të kësaj ushtrie.
Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov, deklaroi se paraushtarakët rusë morën kontrollin e zonës ku ndodhet centrali bërthamor i Çernobilit.
Ministria ruse gjithashtu shtoi se brigada e 36-të e forcave ukrainase, është dorëzuar, si dhe 82 ushtarë në Ishullin e Gjarprit, në Detin e Zi. (A2 Televizion)