Rusia bombardon civilët në Liman, të paktën 8 viktima

Nga A2 CNN
8 Korrik 2023, 16:40 | Bota
Rusia bombardon civilët në Liman, të paktën 8 viktima

Të paktën 8 civilë humbën jetën teksa 13 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një sulmi me raketa nga ana e aviacionit rus ndaj qytetit të Limanit në rajonin e Donetskut.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit, teksa objektivi i raketave ruse edhe këtë herë ishin banesat e civilëve të pafajshëm.

Shpërthime u dëgjuan në disa lagje të qytetit, ku pati dhe zjarre të mëdha, të cilat u vunë më pas në kontroll nga zjarrfikësit.

Kundërofensiva e Ukrainës, e cila filloi muajin e kaluar, vazhdon të vijojë në rajonet lindore të Donetsk dhe Zaporizhzhias juglindore. Përparimet e saj kanë qenë të ngadalta, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj me raketa dhe dronë.

Qyteti i vogël i Lyman është një qendër kryesore hekurudhore në Donetsk dhe fillimisht u pushtua nga Rusia, por më pas u rimor nga ushtria e Ukrainës në tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos