Rusia dënon me vdekje dy mercenarët britanikë, reagon Downing Street

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 18:43 | Bota
Rusia dënon me vdekje dy mercenarët britanikë, reagon Downing

Gjykata e Lartë në Republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut dënoi me vdekje dy qytetarët britanikë Sean Pinner e Aiden Aslin dhe marokenin Saadoun Brahim, nën akuzën e pjesëmarrjes në konflikt si mercenarë, në formacionin e ushtrisë ukrainase.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar reagoi menjëherë pas këtij vendimi duke thënë se është thellësisht e shqetësuar nga dënimet e dhëna ndaj luftëtarëve britanikë dhe rithekson se sipas Konventës së Gjenevës, të burgosurit e luftës kanë të drejtë e imunitetit dhe nuk duhet të ndiqen penalisht.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet ukrainase për të siguruar lirimin e tyre”, tha në një deklaratë zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos