Vaksinimi në Rusi, mijëra vetë aplikojnë për të marrë Sputnik V

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 08:39 | Bota
Vaksinimi në Rusi, mijëra vetë aplikojnë për të

Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë fazën e parë nga dy fazat gjatë fundjavës, por është e paqartë se sa mund të prodhojë Rusia.

Prodhuesit pritet të bëjnë vetëm dy milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin, i cili njoftoi më herët programin e vaksinimit, tha se fillimisht do t’iu ofrohej njerëzve që punonin në shkolla, shërbimit shëndetësor dhe punonjësve socialë.

Ai tha se lista do të rritej kur të kishte më shumë vaksina të disponueshme.

Një shërbim i regjistrimit në internet lejon banorët e qytetit në profesionet e mësipërme të moshës 18-60 vjeç të rezervojnë takime falas në 70 zona përreth qytetit.

Ata do të veprojnë nga ora 08:00 deri në 20:00 me orën lokale.

Rusia ka nisur programin e saj të vaksinimit për Covid-19, me klinikat në Moskë që vaksinojnë fillimisht ata që janë më të rrezikuar nga virusi. Vaksina e saj Sputnik V, e cila u regjistrua në gusht, ka nisur të përdoret.

Zhvilluesit thonë se është 95% efektive dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha, por ende po kalon testimin masiv.

Personat që kanë marrë injeksione në 30 ditët e fundit ose që kanë pasur sëmundje respiratore në dy javët e fundit, do të përjashtohen nga programi, ashtu si ata me disa lloje sëmundjesh kronike dhe gratë shtatëzëna. Çdo individ do të marrë 2 doza të vaksinës, me distancë prej 21 ditësh.

Deri më tani Rusia ka regjistruar 2,382,012 raste të virusit dhe 41,730 vdekje. Moska është qendra e pandemisë në Rusi, duke regjistruar mijëra raste dhe dhjetëra vdekje çdo ditë.

Por qeveria ruse ka përjashtuar një bllokim, duke e bërë nevojën për një vaksinë efektive urgjente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos