
Rusia ka vendosur të pezullojë furnizimet me gaz në Poloni sipas kontratës Yamal.
Lajmi është raportuar nga faqja polake e internetit Onet duke cituar burime qeveritare dhe sektorin polak të energjisë. Sipas Gazprom, Polonia duhet të paguajë faturat e gazit brenda ditës së sotme.
Një ekip krizash tashmë është takuar në ministrinë polake të Klimës për të trajtuar çështje, që kjo situatë mos shkaktojë një krizë në furnizimin.
Ndërkohë shumë vende të BE janë duke marrë masa që të ndërpresin sa më shpejt varësinë energjetike nga Rusia.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habcek u shpreh së fundmi se Gjermania është pranë pavarësisë nga nafta ruse, duke shtuar se embargoja tashmë është e menaxhueshme.
(A2 Televizion)