Rusia liron nga burgu basketbollisten amerikane, Brittney Griner, por jo Paul Whelan

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 15:26 | Bota
Rusia liron nga burgu basketbollisten amerikane, Brittney Griner, por jo Paul

Rusia ka vendosur të lirojë nga qelitë basketbollisten amerikane, Brittney Griner, e cila mbahej prej disa kohësh e burgosur në burgjet ruse. Por, sipas raporteve zyrtare amerikane, Rusia nuk ka pranuar të negociojë për Paul Whelan, pasi sipas tyre, çështjet ishin të ndara sipas akuzave për të cilën secili prej tyre akuzohet.

Whelan, i cili ka shtetësi amerikane, irlandeze, britanike dhe kanadeze është mbajtur i burgosur në një hotel në Moskë që prej dhjetorit të vitit 2018, pasi sipas autoriteteve ruse, ai dyshohej si i përfshirë në operacione të ndryshme inteligjence. Për këtë arsye, ai u dënua me 16 vjet burg për akuzën e spiunazhit.

Kujtojmë se Griner është mbajtur si një peng nga Rusia në këmbim të tregtarit të armëve Viktor Bout. Griner mbahej në Rusi që prej shkurtit, ndërsa ajo është arrestuar në aeroportin e Moskës me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërkohë, familja e Whelan është shprehur e kënaqur për lirimin e Griner, por ata kanë shfaqur pakënaqësi për faktin se i afërmi i tyre nuk ka pasur të njëjtin fat si basketbollistja, raporton CNN.

Për lirimin e tij ka folur edhe vetë presidenti Biden, i cili ka deklaruar se marrëveshja në fjalë nuk e përfshinte edhe emrin e Paul Whelan, megjithatë deklaroi se qeveria e tij nuk e ka harruar Paul dhe se po bën të pamundurën për lirimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos