
Drejtimi, për në veri. Duke fluturuar për orë në det, për në instalacionin ushtarak të Rusisë. Moska na aprovoi një vizitë të rrallë në bazën e saj në arqipelagun Franz Josef, në Oqeanin Arktik. Rusia beson se ky territor është kyç për domiminim e Arktikut.
“E gjithë kjo bazë ajrore është e mbuluar me akull dhe megjithatë rusët kanë arritur të zgjasin pistën në një pikë që ata të mund të ulin edhe avionët e tyre më të rëndë këtu, përfshirë bombarduesit strategjikë të aftë për të mbajtur armë bërthamore”, raporton Fred Pleitgen, korrespondent i CNN.
Përpjekjet që po bën Moska për të përditësuar bazat e saj në Arktik janë masive. Brenda kompleksit modern, të quajtur Tërfili, komandanti ajror konfirmon se edhe Rusia është e rrezikshme. Bombarduesi TU-95, një avion i ngjashëm në madhësi me atë amerikan B52S, mund të operojë në ajër këtu.
Igor Churkin, major-gjeneral i Rusisë, thotë: “Sigurisht që ata munden. Shikojeni, ne mund të ulim çdo lloj avioni këtu”.
Një perspektivë drithëruese për SHBA-të dhe aleatët e saj, duke marrë në konsideratë që Franz Josef është vetëm 160 milje larg një territori të NATO-s. Kjo është brenda rrezes së këtyre raketave mbrojtëse bregdetare që rusët na treguan.
Ato janë në gjendje të godasin anije në një largësi 200 milje dhe ky është një kërcënim që shqetëson SHBA-të. Arsyeja kryesore e kësaj gare mes SHBA-ve dhe Rusisë në Arktik është për shkak të ndryshimeve klimatike. Me shkrirjen e akujve polarë, rajoni po bëhet më i aksesueshëm dhe Moska po lëviz shpejt për të zënë territor. Pjesa më e madhe e asaj përpjekjeje drejtohet nga këtu: selia qendrore e flotës së veriut në qytetin e mbyllur ushtarak të Severomorsk. Rusia ka modernizuar flotën e saj veriore ndër vite me anije lufte dhe nëndetëse.
Fred Pleitgen raporton: “Rusia ka një strategji të qartë këtu në Arktik. Dhe në thelb, ajo sillet rreth tre gjërave të ndryshme: njëra anë, një ushtri shumë e fortë, pastaj dominon në shtegun verior të detit dhe gjithashtu gjëmon dhe shfrytëzon burime natyrore”.
Rusia paralajmëron SHBA-të dhe aleatët që të mos përzihen me atë plan. (A2 Televizion)