Rusia nis lehtësimin, Putin prezanton masat mbështetëse për familjet dhe bizneset

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 21:48 | Bota
Rusia nis lehtësimin, Putin prezanton masat mbështetëse për

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi lehtësimin e masave kufizuese duke nisur nga dita e martë, por ai e qartësoi se lehtësimi do të jetë gradual dhe do të vijojnë të jenë në fuqi shumë prej masave mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.  

“Në të gjithë vendin do të jenë të ndaluara grupimet në masë. Të gjithë duhet të jenë tejet të kujdesshëm në respektimin e masave sanitare, kjo vlen për kompanitë, dyqanet dhe për transportin publik. Regjimi i sigurisë do të mbahet për personat mbi 65 vjeç, sidomos nëse vuajnë nga sëmundje kronike. Atyre do iu kërkonim të qëndrojnë në shtëpi”, tha presidenti rus.

Në komunikimin për mediat, Putin paraqiti edhe disa nga masat mbështetëse për familjet dhe bizneset.

“Çdo familje që ka fëmijë nga mosha 3 deri në 15 vjeç, që nga dita e martë, mund të aplikojë për asistencë, që do të jepet vetëm një herë, në vlerë 10 mijë rubla, për çdo fëmijë. Ndërkohë, përsa i përket biznesit do të bëjmë ç’është e mundur që të rinis puna në sektorët bazë si në ndërtim, bujqësi, në sektorin energjetik apo atë dhe minerar”, shtoi kreu i Kremlinit.

Deklaratat e Putin erdhën pasi vendi regjistroi një nivel rekord të rasteve të reja me Covid-19 në një ditë 11.656 vetë, duke e çuar në total 221.344. Vetëm Britania, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më tepër raste.       (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos