Rusia nuk heq dorë, sulmon sërish Ishullin e Gjarpërinjve

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 12:21 | Bota
Rusia nuk heq dorë, sulmon sërish Ishullin e Gjarpërinjve

Rusia duket se nuk ka hequr ende dorë nga Ishulli i Gjarpërinjve, i konsideruar një pikë kyçe për kalimin e anijeve në Detin e Zi.

Mbrëmjen e kaluar forcat ruse tentuan të sulmonin sërish ishullin, simbol të rezistencës ukrainase, por pa rezultat.

Predhat e lëshuara nga avionët ranë në det dhe nuk mundën të godisnin objektivat e ushtrisë vendase. Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi u ndërmorr nga disa avionë Su-27.

Disa ditë më parë, Rusia u largua nga Ishulli i Gjarpërinjëve në një lëvizje që e quajti si vullnet të mirë për të mos i lënë justifikim Ukrainës për bllokimin e eksportit të drithërave. Ndërkohë që Kievi zyrtar deklaroi se rusët u larguan vetëm falë ndërhyrjes së ushtrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos