Rusia nuk pret asgjë të mirë nga presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Joe Biden

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 11:48 | Bota
Rusia nuk pret asgjë të mirë nga presidenti i ardhshëm i

Rusia nuk pret "asgjë të mirë" nga presidenti i ardhshëm i SHBA-së Joe Biden dhe beson se politika e saj e jashtme do të drejtohet nga "rusofobia".

Kjo është deklaruar nga zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Riabkov.

"Ne nuk presim asgjë të mirë, kjo është e qartë. Do të ishte e çuditshme të prisnim të mirë nga njerëzit që e kanë mbështetur karrierën e tyre në Rusofobi, duke derdhur vrer në vendin tim," i tha ai agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Ky reagim i tij vjen pas tensioneve të reja midis dy vendeve rreth një sulmi gjigant kibernetik në Shtetet e Bashkuara që i atribuohet Moskës.

Riabkov, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet me Amerikën tha se Moska duhet të ketë vetëm një dialog selektiv me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke synuar vetëm çështje me interes për Rusinë.

Sa për pjesën tjetër, duhet të ketë një politikë të frenimit total të Shteteve të Bashkuara në të gjitha drejtimet, sepse politika e SHBA ndaj Rusisë është thellësisht armiqësore, theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos