Presidenti Trump u jep amnistinë 20 personave, mes tyre dy të paditurve për Russiagate

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 08:16 | Bota
Presidenti Trump u jep amnistinë 20 personave, mes tyre dy të

Presidenti aktual Donald Trump i ka dhuruar amnnistinë 20 personave, përfshirë edhe ish- këshilltarin e fushatës së tij zgjedhore, George Papadopoulos.

Në listën e 20 personave që kanë marrë falje ose u ka ndryshuar dënimi, figurojnë edhe 2 persona të akuzuar në vazhdën e hetimeve të Russiagate dhe katër roje të Blackwater të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e civilëve Irakianë, si dhe tre ish-anëtarë republikanë të Kongresit.

Por, kjo nismë e amnistisë, përsa i takon drejtësisë, nuk do të jetë e fundit para largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti mesa duket dëshiron të bëhet i mirë me shumëkënd në këtë situatë ku, njëkohësisht, po kërkon mbështetje popullore përsa i takon rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos