“Rusia po nis fushatën dezinformuese ku do të shpallë dorëzimin e Kievit”

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 19:12 | Bota
“Rusia po nis fushatën dezinformuese ku do të shpallë

Qeveria e Ukrainës beson se Rusia është duke përgatitur një fushatë masive dezinformimi me anë të së cilës do të shpallë se figura të larta ushtarake dhe politike në Kiev janë dorëzuar.

Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se fushata do të përfshijë dokumente të rreme dhe pamje të modifikuara për të zhvendosur hequr vëmendjen nga përpjekjet deri tani të pasuksesshme të Rusisë për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës.

"Për të konfirmuar këtë informacion të rremë, do të shpërndahen dokumente false gjoja të nënshkruara dhe video të rreme për të shpallur rënien e Kievit", tha Reznikov.

Reznikov siguroi se lidershipi ukrainas mbetet në Kiev pavarësisht sulmit rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos