Rusia ndërmori mbrëmjen e të shtunës sulmin më të madh të dronëve të bërë deri më tani në Ukrainë.
Rreth 54 dronë kamikazë të prodhimit iranian u lëshuan nga rajoni verior i Briansk dhe nga Krasnodar Krai në jug.
Objektiv ishte Kievi, teksa kryeqyteti Ukrainas përgatitej të festojë përvjetorin e themelimit të tij. Sipas të dhënave mbrojtja ajrore, arriti të neutralizoj 52 nga 54 dronët e lëshuar duke konsideruar sulmin si një rekord.
Sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko pjesët e rëna nga dronët shkaktuan një viktimë dhe një zjarr në një godinë 3-katëshe. Teksa Ukraina po përgatitet për kundërofensivën e madhe, Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë gjatë 2 muajve të fundit duke shënjestruar infrastrukturën civile. (A2 Televizion)










