Rusia u tërhoq nga marrëveshja e Detit të Zi, çmimet e drithërave në “stratosferë”

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 12:15 | Bota
Rusia u tërhoq nga marrëveshja e Detit të Zi, çmimet e

Çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë drastike në tregjet globale pasi Rusia njoftoi se do të mbyllë atë që është cilësuar si korridori i grurit.

Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që siguronte kalimin e sigurt të anijeve të ngarkuara me grurë në Detin e Zi. Dhe, tashmë, Rusia ka paralajmëruar se anijet me drithë do të konsiderohen si objektiva të mundshëm ushtarake.

Në tre netët e fundit, Rusia ka bombarduar godinat në të cilat Ukraina ruan grurin në Odesa dhe në qytete të tjera.

Çmimet e grurit në bursat europiane u rritën me 8.2% të mërkurën nga një ditë më parë duke shkuar në 253.75 dollarë për ton. Ndërsa, çmimi i misrit u rrit me 5.4%.

Më herët presidenti Vladimir Putin deklaroi se do t’i kthehej menjëherë në marrëveshjes ndërkombëtare të grurit nëse kërkesat e tij plotësoheshin.

Ato përfshijnë heqjen e sanksioneve mbi shitjet e grurit dhe plehrave ruse dhe rilidhjen e bankës bujqësore të Rusisë me një sistem global pagese. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/17/mbyllet-korridori-per-buken-e-botes-rusia-nuk-zgjat-marreveshjen-per-eksportimin-e-grurit-ukrainas/
https://a2news.com/2023/07/17/erdogan-optimist-putin-do-ta-vijoje-marreveshjen-e-grurit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos