3 viktima nga të shtënat me armë zjarri pak orë para nisjes së Botërorit për femra

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 07:11 | Bota
3 viktima nga të shtënat me armë zjarri pak orë para nisjes

Tre persona kanë humbur jetën në Aukland të Zelandës së Re, pas të shtënave me armë zjarri, vetëm disa orë para se të nisë Kupa e Botës në futboll për femra.

Gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë oficerë policie, u plagosën dhe personi i armatosur gjithashtu vdiq pas incidentit në një kantier ndërtimi, në zonën qendrore të biznesit.

Kryeministri Chris Hipkins tha se sulmi nuk po shihej si një akt terrorist.

Sakaq, turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar, tha ai.

FIFA nga ana e saj shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e viktimave dhe tha se ishte në komunikim me autoritetet e Zelandës së Re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos