Rusia “ul ndjeshëm” aktivitetin e saj pranë Kievit

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 14:13 | Bota
Rusia “ul ndjeshëm” aktivitetin e saj pranë Kievit

Rusia ka bërë me dije se do të “ulë ndjeshëm aktivitetin e saj ushtarak përreth Kievit dhe Çernivihit”.

Sipas Reuters, lajmin e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes ruse.

Pak më parë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që u shfaq pas një mungese të gjatë dhe spekulimeve për shëndetin e tij, tha për Interfax se të gjitha “detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit special ushtarak në Ukrainë janë përmbushur”.

“Potenciali luftarak i forcave të armatosura të Ukrainës është zvogëluar ndjeshëm, gjë që bën të mundur përqendrimin e vëmendjes kryesore dhe përpjekjeve kryesore në arritjen e qëllimit final: çlirimin e Donbasit”, tha Shoigu. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/29/vetem-3-korridore-evakuimi-forcat-ukrainase-ne-kundersulm/

A2 CNN Livestream

Latest Videos