
Një gjykatë në Moskë të Rusisë ka gjobitur Google me 7,2 miliardë rubla, thënë ndryshe 98 milionë dollarë.
Sipas vendimit, kompania amerikane ka dështuar vazhdimisht në fshirjen e përmbajtjeve të konsideruara ilegale nga Rusia. Kjo është gjoba e parë e këtij lloji e vendosur nga Moska.
Rusia ka shtuar presionin ndaj gjigandëve të teknologjisë në fushatë, të cilën kritikët e konsiderojnë një përpjekje të shtetit për të shtrënguar kontrollin mbi internetin. Kjo sipas tyre, kërcënon të mbysë lirinë individuale dhe atë të korporatave. (A2 Televizion)