Paqe për festa, Ukraina dhe Rusia ripërtërijnë armëpushimin në lindje

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 09:00 | Bota
Paqe për festa, Ukraina dhe Rusia ripërtërijnë

Rusia dhe Ukraina kanë ripërtërirë marrëveshjen e 2020-ës për armëpushim në zonat separatiste. Një zyrtar i lartë i Kievit tha se festat e fundvitit duhet të kalojnë në paqe.

Shefi i Shtabit i Ushtrisë ukrainase, Andri Jermak, përshëndeti marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e OSBE-së, duke theksuar se është një hap drejt uljes së tensioneve. Ky zhvillim vjen në një kohë kur fjala “luftë” ka qarkulluar shpesh në të dyja vendet.

https://a2news.com/2021/12/23/putin-ne-konferencen-vjetore-ne-nuk-duam-konflikt-me-perendimin-per-ukrainen/

Kievi dhe Perëndimi pretendojnë se Rusia ka vendosur 100 mijë ushtarë pranë kufirit me Ukrainën. Nga ana tjetër, edhe Ukraina ka vendosur një pjesë të ushtrisë në zonë.

https://a2news.com/2021/12/14/tensionet-rusi-ukraine-be-kerkon-sanksione-te-forta-kunder-moskes/

Për 7 vite me radhë, Kievi ka qenë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia që kontrollojnë zona të mëdha të Donbasit. 14 mijë njerëz janë vrarë në këtë konflikt. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/18/ruset-u-vendosin-gps-separatisteve-te-arrestuar-dhe-bombardojne-bazat-ukrainase/

A2 CNN Livestream

Latest Videos