Rusia zgjat izolimin, Putin: Piku i përhapjes së COVID-19 s’është arritur ende

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 12:16 | Bota
Rusia zgjat izolimin, Putin: Piku i përhapjes së COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin, lajmëroi zgjatjen e periudhës së izolimit për vendin deri në datën 11 maj.

Sipas Putin edhe pse ka një stabilizim të situatës përsa i përket shifrave mbi rastet e reja me COVID-19, piku i virusit ende nuk është arritur.

“Situata është akoma shumë e vështirë. Specialistët dhe shkencëtarët me të cilët ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për t’u këshilluar mbi reagimet dhe planet tona, na thonë se jemi ende larg nga kalimi i pandemisë”, deklaroi Putin. 

https://a2news.com/2020/04/17/putin-shtyn-paraden-ne-vitin-jubilar-dita-e-fitores-eshte-shenjte-por-edhe-jeta-e-njeriut/

Në mbledhjen online të qeverisë, Putin kërkoi masa të reja mbështetëse për ekonominë e vendit dhe për qytetarët, si dhe kërkoi që deri në datën 5 maj të jetë gati plani për rikthimin e vendit gradualisht në normalitet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos