
Presidenti amerikan Donald Trump shpërndau dje vendimin e fundit për fermat e mishit në vend: ato nuk duhet të ndalojnë prodhimin, pavarësisht se frika e përhapjes së virusi,t nëpërmjet produkteve të mishit, qëndron e madhe pas raportimit me të infektuar në disa prej kompanive kryesore amerikane.
Urdhri i Trump kërkon funksionimin e plotë të tyre, por nën masa të rrepta të sigurisë.
Këtë vendim të tijin, presidenti e justifikoi me faktin se mbyllja e vetëm njërës prej fermave prodhuese të mishit nënkupton faktin që 10 milionë amerikanë të mbeten pa ngrënë produktet e tij. (A2 Televizion)