Sa do të përfitojmë ekonomikisht nga çelja e negociatave?

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 20:56 | Aktualitet

Që Shqipëria të përfitojë nga çelja e negociatave duhet të heqë dorë nga disa politika të gabuara ekonomike. Ndryshimi i shpeshtë i taksave apo ligjeve të tjera që prekin investimet janë disa nga vendimet që duhen riparë. Forcimi i organeve ligj-zbatuese me qëllim mbrojtjen e investimeve është një tjetër kusht që Shqipëria duhet të përmbushë për të thithur investime europiane thonë ekspertët. Për të folur më shumë lidhur me impaktin ekonomik të negociatave me Bashkimin Europian, e ftuar në Business News, Teuta Nunaj, eksperte për ekonominë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos