Sa e vlerëson qeveria ruse jetën e një ushtari të vrarë në Ukrainë?

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 20:54 | Bota
Sa e vlerëson qeveria ruse jetën e një ushtari të vrarë

Ushtria ruse po pëson humbje të mëdha në Ukrainë, ku sipas raportimeve të fundit mbi 5700 ushtarë kanë humbur jetën në ditën e gjashtë të luftimeve.

Por autoritetet rajonale bëjmë me dije se një kompensim është duke iu ofruar familjeve të ushtarëve rusë të rënë në shërbim.

Radio “Ekho Moskvy”, e cila citon liderin çeçen Ramazan Kadyrov raporton se të afërmit e viktimave po paguhen nga autoritetet ruse 2 milionë rubla ose rreth 20 mijë dollarë për humbjen e tyre.

E njëjta shumë është përmendur më herët dhe nga guvernatori i territorit të Krasnodarsk, Veniamin Kondratyev, i cili solli rastin e një ushtari rus të vrarë në Ukrainë.

“E kuptoj që asgjë nuk mund t’ua largojë dhimbjen për humbjen tuaj, por ne nuk do të lemë askënd vetëm dhe do t’iu mbështesim sa të kemi mundësi”, u shpreh Kondratyev./A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos