Sa fitoi McGregor për ndeshjen ndaj Poirier?

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 10:35 | Sporte të tjera
Sa fitoi McGregor për ndeshjen ndaj Poirier?

Conor McGregor është ylli i padiskutueshëm i UFC. Këtë të shtunë, irlandezi u kthye për herë të tretë nga “pensioni” dhe pavarësisht se u mund me KO, fitoi më shumë para’ sesa kundërshtari i tij.

Fakti që luajti ndeshjen kryesore të UFC 257, McGregor mori 5 milionë dollarë, sipas 'The Independent'. Ndërsa Poirier fitoi vetëm 1 milion dollarë.

Amerikani Dustin Poirier mundi në dy raunde Connor McGregor, duke marrë hak për humbjen e shkaktuar nga irlandezi në vitin 2014.

Poirier tani ka mundësinë të garojë për titullin kampion në peshat e lehta, të humbur kundër Khabib Nurmagomedov në shtator 2019. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/24/mcgregor-peson-humbjen-e-pare-me-ko-poirier-tani-synon-titullin-e-khabib/

A2 CNN Livestream

Latest Videos