“Sa më shumë të kesh, aq më shumë duhet ta stilosh”, nis në Gjermani Olimpiada e Mjekrës

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 12:57 | Fotolajme

Konkurrentë nga e gjithë bota po marrin pjesë në Olimpiadën e Mjekrës, që po zhvillohet në Gjermani.

Rreth 100 burra u mblodhën në Bavari për të treguar mjekrat dhe mustaqet e tyre me lloj-lloj formash, ndërsa një juri prej 7 anëtarësh, të gjithë berberë profesionistë, kanë detyrën për të shpallur fituesin.

Presidenti i klubit të Mjekrës dhe Mustaqeve, Christian Feicht, tha: “Kujdesi për mjekrën është gjëja më e rëndësishme. Sa më shumë “material” të kesh, aq më shumë duhet ta stilosh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos