Sa pranë ëndrrës...Partizanit nuk i mjafton “shqiponja” e Bintsouka

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 22:00 | Futboll

Partizani nuk ka mundur të kalojë në fazën e grupeve të Conference League, pavarësisht ndeshjes së shkëlqyer të kthimit që zhvilloi në Elbasan përballë Astanës.

“Të kuqtë” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në këtë takim ndaj kazakëve, të cilët kishin fituar në shtëpinë e tyre me rezultatin 1-0.

Djemtë e Zekiç zhvilluan një pjesë të parë të nivelit të lartë dhe arritën të gjejnë golin me anë të Bintsouka në minutën e 25 të takimit falë një krosimi të Rrapaj.

Partizani pati dhe disa mundësi të tjera shënimi në minutat në vijim, por ai që dështoi në këtë ndeshje ishte pasimi i fundit.

Me nisjen e pjesë së dytë, miqtë realizuan golin e barazimit me anë të Tomasov, i cili e gjeti të papërgatitur mbrojtjen e të kuqve.

Kroati bëri lëvizjet e radhës në renditje e lojtarëve në fushën e lojës, por ishte pafat dhe minutat e mbetura, rrjetat mbetën të paprekura.

Megjithatë, pavarësisht eliminimit, Partizani largohet me kokën lart nga kjo garë, pasi ka bërë një paraqitje për t’u vlerësuar në këtë rrugëtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos