
Legjenda të së shkuarës dhe yje të së tashmes u bënë bashkë në “Allianz Stadium” të Juventus për të zhvilluar miqësoren e përvitshme, të njohur ndryshe si ‘Ndeshja e Zemrës’.
Nga Cristiano Ronaldo së bashku me Francesco Tottin, rikthimi në Torino i Bufon dhe Pirlos e deri tek ndërrimi i roleve për drejtuesit bardhezinj Andre Agneli e John Elkann.
Jo vetëm kaq sepse pjesë e kësaj miqësoreje ishin edhe pilotët e Formula 1 si Vettel apo Leclerc apo këngëtarë e aktorë të ndryshëm.
Të ardhurat nga ky spektakël do t’i dorëzohen një fondacioni italian në lidhje me kërkimet e gjetjes së kurës për shërimin e kancerit. (A2 Televizion)