Sa të vaksinuar kanë humbur jetën nga koronavirusi? Përgjigjet Tomini

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 20:45 | Aktualitet
Sa të vaksinuar kanë humbur jetën nga koronavirusi?

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini nuk dha një shifër të saktë të të vaksinuarve që kanë humbur jetën nga koronavirusi, por theksoi se pjesa  më e madhe e tyre janë të pavaksinuar. Në studion e Debatit me Alba Alishani ajo tha se nga 157 raste të shtruar në spital, 94% e tyre janë të pavaksinuar, ndërsa 6% e tyre janë me dozën e parë ose të dytë të vaksinës dhe nuk janë në gjendje të rëndë, kurse 23 persona paraqiten në gjendje të rëndë në terapi intensive.

“94% e të gjithë rasteve nga 157 rasteve të hospitalizuar  janë të pa vaksinuar. Një 6 % janë me një apo dy doza, por nuk shfaqin klinikën e rëndë. Janë 23 raste në terapi intensive dhe kanë shfaqur klinikë agresive që kërkon terapi intensive”.

E pyetur sesa të vaksinuar kanë humbur jetën ajo u përgjigj: Ky informacion merret nga klinika në mënyrë të përditësuar, për vetë faktin se kemi rreth 3 mijë 68 raste të vdekjeve, por gjatë gjithë kohës ka sunduar numri i vdekjeve që kanë qenë të pavaksinuar. Është një numër që reflekton të që kemi thënë ne që duhet të vaksinohen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos