Pak orë pas shkarkimit të Ramadan Ndreut, Kukësi ka emëruar trajnerin e ri, me të cilin do të përfundojë sezonin.
Bëhet fjalë për Ernest Gjokën, i cili rikthehet në stolin e skuadrës veriore, ndërsa zëvendëson pas vetëm tre ndeshjesh Ndreun.

“Gjoka ka dalë kamipon me Kukësin për herë të parë dhe njeh mirë ekipin dhe klubin e Kukësit. Objektiva te Klubit dhe të trajnerit të ri mbeten loja e fortë dhe mos heqja dorë nga titulli kampion derisa e lejon matematika dhe fitimi Kupës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e klubit në rrjetet sociale. (A2 Televizion)