City në finalen e Kupës, mbetet në garë për “pokerin” e trofeve

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 20:36 | Futboll

Manchester City rikthehet në finalen e Kupës së Anglisë për herë të parë që prej vitit 2013, pasi mundi Brighton 1-0 në gjysmëfinalen e parë, të luajtur në “Wembley”. Nesër skuadra e Pep Guardiolas – e cila do të luajë finalen e 11 në historinë e saj - mëson kundërshtarin, që do të dalë nga përballja Watford – Wolverhampton.

Citiznes kanë fituar deri tani Kupën e Ligës dhe janë ende në garë për titullin kampion por edhe në Champions League, ku i presin dy sfida kundër Tottenham.

Gabriel Jesus shënoi golin e vetëm të ndeshjes me një goditje të bukur me kokë në pjesën e parë, por përveç golit, City nuk tregoi shumë në lojë. Në pjesën e dytë morën kontrollin, por nuk arritën të shfrytëzonin rastet që patën. Madje ishte Brighton që rrezikoi të barazonte, por nuk ia doli falë një ndërhyrjeje fantastike nga Aymeric Laporte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos