Postimi që bëri bujë për koronavirusin, ndëshkim qesharak për yllin e Tottenham

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 21:25 | Futboll
Postimi që bëri bujë për koronavirusin, ndëshkim

Mesfushori i ekipit të Tottenham,  Dele Alli u pezullua me një ndeshje nga federata britanike e futbollit për një postim në rrjetet sociale ku bënte ironi për pandeminë e koronavirusit dhe ngacmonte një aziatik.

Ylli anglez i futbollit postoi një video në rrjetet sociale, për të cilën mori kritika të shumta. Duke pritur në aeroport, Delle drejtoi kamerën nga një shtetas aziatik dhe më pas te një dezinfektant për duart. Videoja u cilësua ofenduese, diçka e cila u pranua edhe nga vetë futbollisti, që më pas i kërkoi ndjesë popullit aziatik.

Futbollisti gjithashtu u dënua dhe me 50 mijë paund gjobë si dhe urdhërua të ndjekë një kurs edukimi. Ai do të mungojë në ndeshjen që Spurs do të luajë në shtëpi përballë Manchester United më 19 qershor.

“Në përgjigje të vendimit të FA, më duhet të kërkoj falje edhe një herë për çdo ofendim që mund të ketë shkaktuar sjellja ime. Ishte një shaka jo e menduar mirë ajo rreth virusit që ka prekur tashmë më shumë nga çfarë ishte imagjinuar. Jam mirënjohës që FA konfirmoi se veprimet e mia nuk ishin raciste, pasi unë e përbuz çdo lloj shfaqje të tij”, shkruan futbollisti i talentuar në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos