
Variantet e reja të Covid-19 duken se kanë shpërthyer në Itali. Salernitana është skuadra më e infektuar në Serinë A, ku së fundmi ka konfirmuar dhe 5 futbollistë të tjerë pozitiv, duke e dërguar në 11 numrin në total të të infektuarve.
Kjo ka vënë në dyshime Federatën Italiane, nëse skuadra duhet të zhvillojë ndeshjen përballë Venecias këtë të enjte. Klubi nuk jep emrat e lojtarëve të infektuar dhe nuk dihet nëse mbrojtësi i kombëtares, Frederik Veseli, është njëri prej tyre, mirëpo, siç theksohet, gjendja shëndetësore e lojtarëve është e mirë dhe janë karantinuar për 14 ditë.
Ndërkaq, virusit nuk i ka shpëtuar as gardiani legjendar Gianluigi Buffon. Ka qenë vetë faqja zyrtare e Parmës, e cila me anë të një njoftimi, bëri të ditur se dhe portieri është infektuar me Covid, ndërsa gjendja shëndetësore e tij paraqitet e mirë. (A2 Televizion)