Sali Berisha mbledh kandidatët për Tiranën, zbardhen porositë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 20:23 | Politikë
Sali Berisha mbledh kandidatët për Tiranën, zbardhen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e së enjtes një takim me 7 kandidatët e regjistruar që do të garojnë në primaret për bashkinë e Tiranës.

Sipas burimeve për A2 CNN, Berisha ka biseduar me kandidatët për rëndësinë e primareve si dhe për organizimin e fushatës, që sipas kreut të selisë blu do t’i çojë demokratët në fitore.

Mes të tjerash, një prej këshillave të Berishës për kandidatët ishte fokusimi në bashkimin e anëtarësisë në ato degë ku raportohen ende debate mes dy palëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos