
Këngëtarja e njohur Iggy Azalea ka rënë pre e një grabitje ditët e fundit, ku një person ka hyrë në vilën e saj dhe ka marrë prej aty një sasi të madhe bizhuterish me vlerë të konsiderueshme.
Iggy ishte e vetme në vilën e marrë me qira në Atlanta dhe po priste të dashurin e saj, kur një person i paidentifikuar ka hyrë brenda dhe ka marrë prej aty sendet me vlerë.
Mes grabitësit dhe reperes së famshme nuk ka pasur përplasje, pasi në ato moment ajo ndodhej në pjesën e bodrumit të ndërtesës. Kamerat e sigurisë e kanë kapur imazhin e grabitësit, por ai ende nuk është vënë në pranga. (A2 Televizion)