
Në Samitin e Sofjes që po mbahet online, mori pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu.
Për A2, ajo zbuloi përfitimet që kanë vendet e rajonit nga tregu i përbashkët rajonal, që nga reduktimi i tarifave të roaming e deri te lëvizja e lirë e qytetarëve me ID.
“Duke qenë treg i përbashkët, kemi mundësi të jemi më atraktiv, sepse një treg me 18 milionë banorë është më interesant se një prej 3 milionë banorësh. Ky nuk është plani i mrekullueshëm që do të ndryshojë situatën brenda natës, por i jep mundësi një proces transformimi nga i cili nuk ka viktima, të humbur, por vetëm përfitues.
Ndërkohë, zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale në Hagë, nuk janë reflektuar ende në samitin ku mori pjesë ndër të tjerët kancelarja Merkel dhe presidenti francez Macron.
“Nuk është pjesë e asaj që po arrijmë sot, por do të jetë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd. Ka ngjarje gjithmonë në rajon, shpresoj shumë që të ketë një qartësi nga të gjithë liderët politik”, shtoi Bregu. (A2 Televizion)