Samiti i Vilniusit, Rama ndan videomesazhin e krerëve të NATO: Më të vendosur për të mbrojtur lirinë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 08:14 | Bota
Samiti i Vilniusit, Rama ndan videomesazhin e krerëve të NATO: Më

Në prag të nisjes së punimeve të samitit të Vilniusit, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një videomesazh të krerëve më të lartë të NATO-s.

Përmes këtij videomesazhi, liderët e aleancës më të madhe ushtarake në botë, duke filluar nga presidenti Biden, shprehin edhe njëherë angazhimin për të qëndruar në krah të Ukrainës, në këto momente të vështira për të dhe mbarë Europën.

“Mirëmëngjes me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilniusit, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1751859721894094/?extid=WA-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C&mibextid=5Ufylb

A2 CNN Livestream

Latest Videos