Samiti për klimën, ministrja e Mjedisit në "Dita jonë": Nuk shkojmë vetëm për duartrokitje

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 08:56 | Bota
Samiti për klimën, ministrja e Mjedisit në "Dita

E sapo kthyer nga Glasgou, ku u mbajt samiti për klimën, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, foli në "Dita jonë" për zhvillimet në këtë takim, duke theksuar se Shqipëria është pjesë e atyre vendeve që e pësojnë nga ndryshimet e mëdha klimatike, por jo ndotëse.

“Është një ngjarje shumë e rëndësishme në nivel planetar. Ne ndajmë angazhimin e madh botëror. Shqipëria nuk është ndotës, po përpiqemi për të shfrytëzuar burimet e energjisë së erës, Shqipëria është pjesë e atyre vendeve që pësojnë ndryshimet e mëdha klimatike. Nuk shkojmë në këto takime vetëm për të duartrokitur. Ne nuk duam të jemi thjesht një viktimë pasive, por një viktimë proaktive. Ne jemi një vend me energji 100% të rinovueshme”, tha Kumbaro.

Ministrja theksoi se këto takime janë një moment shumë i mirë edhe për kontributet që japin vendet e mëdha për të ndihmuar vendet e tjera, që pa qenë ndotës, pësojnë ndotjen e tyre.

Në fund, Kumbaro theksoi se angazhimet e marrëveshjes së Parisit nuk janë mbajtur nga shtetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos