Zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë së Nju-Jorkut

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 07:36 | Bota
Zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë së Nju-Jorkut

Demokrati Eric Adams është zgjedhur kreu i ri i bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara, atë të Nju-Jorkut.

Ish-agjenti i policisë mundi në këtë garë rivalin e tij Curtis Sliwa dhe tashmë do të marrë vendin e Bill De Blasio.

Adams do të jetë në këtë mënyrë kryebashkiaku i dytë me ngjyrë në historinë e Nju-Jorkut, pas David Dinkins.

Ai është 61 vjeç dhe është rritur në Queens. Në moshën 15-vjeçare u arrestua, së bashku me të vëllanë, për sulm ndaj një polici, moment që i ndryshoi totalisht jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos