Pasi i mbijetoi stuhisë, Trump, nën udhëheqjen e të cilit përjetoi kohërat më të pasigurta që prej krijimit të saj, aleanca veri-atlantike shfrytëzoi samitin e këtij viti për të rikonfirmuar veten përballë një bote gjithnjë e më kërcënuese e për të hapur një kapitull të ri në historinë më shumë se 70-vjeçare. Megjithë vështirësitë në një kohë aspak të zakontë, me kufizimet dhe regjimin e rreptë të kontrollit, A2CNN ishte aty, për të ndjekur nga afër samitin që u konsiderua si një pikë kthese për aleancën e sprovuar në 7 dekada. Joe Biden do të merrte pjesë për herë të parë, si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, mbështetja e të cilit do të rikthente besimin e humbur dhe do t’i jepte hov angazhimit kundrejt sfidave të përbashkëta. (A2 Televizion)
Samti NATO 2021, “ringjallja” e një aleance
