San Francisco "modernizon" policinë, në shërbim dhe robotë që mund të vrasin

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 07:56 | Bota
San Francisco "modernizon" policinë, në shërbim dhe

Bordi drejtues i Supervizorëve në San Francisco mori një vendim pak ditë më parë që lejon policinë e qytetit të përdorë robotë të aftë dhe për vrasje.

Kjo masë do të lejojë policinë që t’i përdorë këta robotë të mbushur dhe me eksplozivë në rrethana ekstremisht të vështira.

Policia e San Francisco bën me dije se deri në këto moment nuk ka në radhët e saj asnjë prej këtyre pajisjeve të sofistikuara, por që është pro përdorimit të tyre në situata delikate sigurie, ku mund të shpëtohen jetë njerëzish.

Një zëdhënës i kësaj policie bëri me dije se robotët e armatosur me eksploziv dhe armë të tjera mund të hyjnë fare mirë në struktura të fortifikuara ku qëndrojnë subjekte të rrezikshme.

Megjithatë, kundërshtarët e këtij vendimi deklarojnë se ai do të çojë në armatosjen më rëndë të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos