Santos, thirrje palëve politike: Zgjatja e vetingut në interes të vendit, arrini një marrëveshje

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 19:45 | Politikë
Santos, thirrje palëve politike: Zgjatja e vetingut në interes të

Zgjatja e organeve të Vetingut është në interes të vendit, kështu deklaroi reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, gjatë konferencës për mediat, në fund të vizitës 2 ditore në Shqipëri.

“Është shumë e rëndësishme që të vijohet me procedura të njëjta derisa të gjithë gjyqtarët të kenë kaluar në veting. Besoj se opozita dhe mazhoranca do të kenë një angazhim për zbatuar interesin e vendit, dhe interesi i vendit është që të zgjatet mandati, ky proces të shkojë deri në fund. Jam e bindur që palët do ta gjejnë një zgjidhje dhe do ta kenë një marrëveshje në momentin që do të duhet”, tha ajo.

Sugjerime Santos dha dhe për reformën zgjedhore, ku kërkoi implementimin erekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. “I njëjti objektiv është dhe për reformën elektorale. Besoj se është e rëndësishme që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Kjo është e rëndësishme për zgjedhjet e tjera që do ketë Shqipëria”.

Reporterja për Shqipërinë deklaroi se kishte marrë garancinë e mazhoranxës lidhur me projektligjin për mediat. “Mora konfirmimin që mazhoranca nuk do të vijojë me këtë projektligj. Shqipëria të marrë parasysh rekomandimet përligjin e medias. Ka ardhur koha që Shqipëria të vazhdojë me punën me reformat”.

Santos nuk pranoi të komentojë zhvillimet në Ballkanin e Hapur, teksa e cilësoi si një proces që nuk ka lidhje me atë të integrimit europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos