Bayern shkatërron Hertha-n dhe afrohet me kreun

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 17:26 | Futboll
Bayern shkatërron Hertha-n dhe afrohet me kreun

Bayern ka dominuar totalisht transfertën ndaj Hertha Berlin dhe në fund ka triumfuar me rezultatin bindës 0-4, duke marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme në luftën për titull, i cili këtë sezon nuk pritet të jetë i lehtë për kampionët.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll pa gola, Bayern shpërtheu në të dytën. Fillimisht ishte Muller që hapi serinë e golave, ndërsa më pas shënoi i përhershme Lewandowski, ndërsa realizuan edhe Alcantara dhe në fund Perisic.

Megjithatë, Bayern sërish gjendet 4 pikë larg kreut i cili mbahet ndaj RB Leipzig, i cili fitoi një ditë më parë 3-1 ndaj Union Berlin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos