Sarkozy e Carla Bruni në Shqipëri, ish-Presidenti i Francës pritet nga Rama

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 18:38 | Aktualitet
Sarkozy e Carla Bruni në Shqipëri, ish-Presidenti i Francës

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, së bashku me bashkëshorten tij Carla Bruni, ndodhen në Shqipëri.

Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se rreth orës 17:00, Sarkozy është pritur në Kryeministri nga Edi Rama, ndërsa mësohet se takimi ka zgjatur rreth 60 minuta.

Së bashku me Kryeministrin Rama, Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni do të jenë të pranishëm në koncertin që do të mbahet në mbrëmjen në Butrint.

Me këtë rast, mësohet se policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e koncertit, duke pasur parasysh edhe situatën me protesta kundër Kryeministrit Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos