Endri Çekiçi po kalon një moment fantastik në Slloveni me skuadrën e Ljubljana-s.
Futbollisti shqiptar realizoi dy gola në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Taborit, ndërsa humbi edhe një 11 metërsh.
Për t’u veçuar ishte goli i parë, një realizim i jashtëzakonshëm i goditjes së dënimit, e cila edhe pse në mesin e portës bëri që portieri të mos bënte asnjë reagim, pasi topin ndryshoi trajektoren në momentet e fundit. Çekiçi u la në listën e pritjes nga trajneri Reja për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.
Këtë fundjavë realizoi edhe Lenjani me skuadrën e Sionit në Zvicër. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )