Sarri e Chelsea, të ardhmen e vendos... Guardiola

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2019, 16:40 | Futboll
Sarri e Chelsea, të ardhmen e vendos... Guardiola

E ardhmja e Maurizio Sarrit do të përcaktohet nga Pep Guardiola. Pozitat e trajnerit italian janë lëkundur dhe qëndrimi në stolin e Çhelsea-t do të varet nga finalja e Kupës së Ligës. Të dielën e ardhshme, blutë e Londrës do të luajnë kundër Manchester City-t.

Në rast se Blutë humbasin, Sarri do të shkarkohet nga detyra dhe do të zëvendësohet nga Giannfranco Zola. Një ironi fatkeqe kjo, pasi më 10 shkurtin e kaluar, Manchester City i turpëroi në kampionat, me rezultatin e thellë 6-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos