
Filloi me batutat për kollën, më pas për ftohjen dhe temperaturën, por tani trajneri i Juventusit Maurizio Sarri është vërtet sëmurë, dhe ky mund të jetë një problem për Juventusin, që të dielën debuton në Serie A ndaj Parmës.
Klubi bardhezi ka njoftuar se Sarri është vizituar në mënyrë të detajuar dhe i është diagnostikuar një pneumoni.
Në këtë pikë, ish trajneri i Chelsea dhe Napoli rrezikon seriozisht që mos të jetë i pranishëm në fillim të sezonit. (A2 Televizion)