
Më pak se një javë nga starti i Kategorisë Superiore, klubi i Flamurtarit është “zgjuar” duke zyrtarizuar plot 5 afrime të reja.
Shkodra ka qenë destinacioni i preferuar i vlonjatëve, nga ku kanë bindur 3 futbollistë. Pas firmës me mbrojtësin Denis Pjeshka, edhe mbrojtësi tjetër Ansi Nika si dhe mesfushori Olsi Gocaj, të dy pjesë e Vllaznisë vitet e fundit, do të veshin fanellën kuqezi për të paktën një sezon.
Jo vetëm kaq, pasi në Vlorë kanë mbërritur edhe portieri veteran Shpëtim Moçka si dhe futbollisti me origjinë kosovare, Lirim Mema.
Flamurtari ka zbritur këtë fundjavë në fushë për të zhvilluar përgatitjet për sezonin e ri, por pa një trajner të parë, që pas largimit të teknikut Gerd Haxhiu. (A2 Televizion)