Zyrtare: Coutinho te Bayern Munchen

Nga A2 CNN
19 Gusht 2019, 10:49 | Futboll
Zyrtare: Coutinho te Bayern Munchen

Philippe Coutinho është zyrtarisht një lojtar i ri i Bayern Munchen.

Braziliani do të shkojë i huazuar te kampionët e Gjermanisë për 8,5 milionë euro dhe klubi bavarez ka të drejtën e blerjes për 120 milionë euro.

Gjithashtu, paga e Coutinhos prej 11-13 milionë eurosh do të paguhet e gjitha nga Bayern.

Coutinho erdhi te Barcelona për të zëvendësuar Iniestën, por kurrë nuk arriti të shkëlqente me “blaugrana”-t. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos