Sassuolo i bën “gjëmën” Juventusit, fitojnë Inter e Roma

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 22:52 | Futboll
Sassuolo i bën “gjëmën” Juventusit, fitojnë

Juventusi ka bërë një hap fals në shtëpi në javën e 10 të kampionatit të Serie A, ku është mundur nga Sassuolo me rezultatin 2-1.

Bardhezinjtë kishin një seri rezultatesh pozitive në Champions dhe kampionat që tashmë u thye brenda në Torino.

Miqtë kaluan të parët në avantazh Frattezi me minutën e 43. Vendasit barazuan në pjesën e dytë dhe kur pritej të merrnin më shumë nga ky takim ata lanë shumë hapësira pas duke i krijuar Sassuolos mundësinë të rrëmbenin 3 pikë në minutën e 95 me Maxime Lopez.

Në ndeshjet e tjera të kësaj mesjave në Serie A, Roma fitoi në transfertë ndaj Cagliarit 1-2, Interi po ashtu mundi Empolin 0-2, Lazio fitoi në shtëpi ndaj Fiorentinës 1-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos