
Vijon kaosi me stadiumet e Kategorisë Superiore. Pasi ka luajtur disa ndeshje në Rrogozhinë dhe në Elbasan gjatë këtij sezoni, sfida e radhës në shtëpi për Teutën, tashmë do të zhvillohet në Shkodër.
Teksa në stadiumin e Durrësit po punohet për mbjelljen e fushës, bregdetarët vijojnë shtegtimin. Ndeshja e radhës, që do të luhet këtë të diel përballë Kastriotit, ishte parashikuar të luhej në Arena Egnatia, në orën 13:45.
Por, duke qenë se edhe kjo fushë është ngarkuar shumë, agjenda e Teutës ndryshoi. Durrsakët do të luajnë përballë Kastriotit të dielën në “Loro Boriçi” të Shkodrës, prej orës 16:45. (A2 Televizion)