
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dëmtime shumë të ashpra në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë ndeshjes derbi mes Tiranës dhe Partizanit.
Kështu, të dyja ekipet e kryeqytetit dënohen me nga 200 mijë lekë gjobë për sjelljen e gabuar të tifozerive si dhe duhet të paguajnë dëmet e shkaktuara në shkallët e stadiumit “Air Albania”.
Dënimi për Partizanin është dhe më i rëndë pasi do të duhet të luajë 4 ndeshje pa spektatorë dhe 2 ndeshje pa trajneri Ilir Daja, i cili mori një sanksion për kundërshtimin e vendimeve të gjyqtarit kryesor.
Gjithashtu me masa administrative për sjelljen e gabuar të tifozerive u dënuan dhe Egnatia, Teuta, Vllaznia, Skënderbeu dhe Luzi. (A2 Televizion)